JOQ Albania
Home

6-vjeçares nga Fieri i rrezikohet jeta nga epilepsia dhe mushkëria, familja bën apel për ndihmë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 15:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo është thirrja e dëshpëruar e familjarëve të një vogëlusheje që rrezikon të humbasë jetën për shkak të disa sëmundjeve me të cilat ajo po lufton që nga dita e lindjes së saj.
Ornela, vogëlushja 6-vjeçare me sytë e kaltër vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe nga mushkëria e cila i mbushet me ujë kur ajo sëmuret e bie në gjendje kome për ditë me radhë.

Nëna dhe babai i saj janë nga fshati Varibop i Fierit dhe ndodhen në kushte tejet të vështira ekonomike. Ata janë prindër të një djali dhe një vajze, ku kjo e fundit është pika e dobët e tyre.

Babai Voshi Hilaj u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të vënë dorën në zemër për vogëlushen e tij. Nëse ajo nuk kryen sa më shpejt një ndërhyrje në zemër dhe në mushkëri, Ornelelës i rrezikohet jeta. Trupi i saj i vogël e ka të pamundur të përballojë dhimbet që ka çdo ditë.  Për operimin e Ornelës nevojitet shuma prej 7 mijë euro.

Deklarata e babait:

Kam një problem me vajzën time. Ajo ka probleme me epilepsinë, kraharorin dhe mushkërinë. Doktorët nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpresë për Ornelën. Kërkoj ndihmë për një operacion. Ju lutem kush shqiptar që më dëgjon që të më ndihmojë."

Ndërkohë që nënën e Ornelës e mposhtin lotët e nuk mundet të flasë dot.

Babai shton:

Më kanë kërkuar 7 mijë euro për një operacion që duhet bërë me se sbën dhe unë nuk i kam ato lekë. Njeri smë ndihmon me borxh. Kam ngelur."

Ndërkohë që para kamerave shprehet edhe gjyshi i vogëlushes.

Kujtim Hila deklaron:

Përshëndetje jam gjyshi i Ornelës. Po bëjmë 5-6 vite që po vuajmë me të. Ka shkuar disa herë në Tiranë në gjendje kome që nga spitali i Fierit e nuk po i japin rrugë, shko atje edhe thonë ka atë, ka këtë dhe asnjë përgjigje. Ne nuk kemi tani. Edhe ato 7 -8 kokë lopë që kishim i kemi shitur, tëni kemi mbetur. Tani ajo ka nevojë për ndërhyrje, por ne s’kemi. Kush ka mundësi, ta ndihmojë djalin tim Voshin për Ornelën që të dalë nga kjo situatë.
Kushdo shqiptar, kudo që të jetë vetëm ndihmë. Shqiptari për shqiptarin, ju lutem na ndihmoni, se e rritëm e bëmë kaq e po vuajmë. Ornela ka 5-6 vjet, qëkur ka lindur me inkubator dhe e prumë deri në këtë moshë. Ornela ka një shtypje një kraharor, një spostim të zemrës, nuk rri në pozicionin e duhur. Prishet raporti në mushkëri hidrogjen oksigjen dhe i mbushet me ujë, e rri në gjendje kome vajza. E kemi çuar disa herë nga Fieri në Tiranë, sa vjen këtu bëhet prapë keq. Ndaj kërkojmë ndihmë, nuk kemi ku të vemë më."

Numri i babait të Ornelës +355693563965

Numri i llogarisë bankare në  Raiffeisen Bank: AL83202210050000000001265686