JOQ Albania
Home

Rrëfimi i pedagogut para deputetëve: Policia na kërcënoi gjatë grevës tek Filologjiku
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pedagogu Mark Marku ditën e sotme në komisionin e Medias, u ka qëndruar akuzave që ka bërë më parë ndaj policëve kur pedagogët ishin në grevë. Ai ka shtuar se policët kanë ardhur dy herë për t’u bërë presion te Filologjiku.

Deklarata e pedagogut:

Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin.
Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit.”