JOQ Albania
Home

Po kalon një formë të shkëlqyer, mesfushori i kombëtares drejt Serisë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2019 14:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj po kalon një moment fantastik në Serinë B me skuadrën e Breshias.

Kjo ka bërë që në drejtim të tij të vërshojnë ofertat.

Sipas “TuttoB.com” në ndeshjen e fundit të futbollistit, ndaj Karpit, në stadium ka pasur skautë nga klubi i Sampdorias.

Ata kanë parë më nga afër mesfushorin e Kombëtares i cili ishte dhe më i miri në fushë.

Përveç lojës së mirë, Ndoj arriti të shënonte edhe golin e dytë të ndeshjes në fitoren 3-1.

Tashmë pritet që tratativat të futen në rrugë zyrtare dhe në merkaton e verës, Ndoj pritet të bëjë hapin e madh të karrierës.