JOQ Albania
Home

“I vogli im, kujt do t’i thërras vëlla unë tani…”, motra e shqiptarit që vdiq në Belgjikë rrëqeth me fjalët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/02/2019 12:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen tragjikisht në Dilbeek të Belgjikës të premten pas një zjarri në një ndërtesë e ndarë në tri banesa.

Ata janë identifikuar si Pelivan Hysaj, 24 vjeç me origjinë nga Berati dhe Vendik Pirushi, 23 vjeç nga Durrësi.

Shqiptarë kanë mbetur të djegur me dëmtime të rënda dhe nuk kanë mundur t’u bëjnë ballë plagëve të marra.

Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan nga flakët. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Trupi i Hysajt dhe Pirushit gjenden akoma në morgun e qytetit dhe autoritetet lokale nuk lejojnë transportimin e tyre për në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, motra e Hysajt shpreh dhimbjen për humbjen nga jeta të vëllait të saj.

Ajo shkruan:

Jeta ime zemra e motres me vrave ne shpirt me hape nje plage qe Kurr sdo te mbyllet i vogli im me ike si engjell te deshi zoti per vete . Ah mor vlla kujt ne I therrit vlla un tani ti me le vetem po un jo sjam vetem te kam ty te mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh ne paqe I vogli Im.”