JOQ Albania
Home

“Predha” e Ronaldos, goditja e tij plas në tokë shokun e skuadrës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2019 12:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E imagjinoni dot të të kapë një top i goditur nga Ronaldo?

Sami Khedira e provoi mbrëmjen e djeshme dhe ndoshta shpirti i tij e di çfarë dhimbje i ka shkaktuar.

Juventusi fitoi ndaj Sasuolos 3-0, por një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte ai kur portugezi goditi me top mesfushorin gjerman.

Në minutën e 60-të të ndeshjes Cristiano Ronaldo godet fort topin, me qëllim portën kundërshtare.

Mirëpo, topi godet kokën e Sami Khedira, i cili ishte i papërgatitur dhe plaset përtokë.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.

Fatmirësisht, nuk pati pasoja për mesfushorin gjerman. Pas ndeshjes, Khedira i ka drejtuar Ronaldos një mesazh në Twitter.

Ai i shkruan:

Faleminderit për dhimbjen e kokës” .