JOQ Albania
Home

Sportisti serb: Mjaft më! Kosova nuk është e jona!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2019 11:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nikolla Kaliniq, basketbollisti i njohur serb ka lëshuar një deklaratë ka shkaktuar shumë polemika në vendin e tij.

Për gazetën "Blic", ai ka komentuar mardhëniet me Kosovën duke deklaruar se kjo histori duhet të marrë fund dhe Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Kaliniq u shpreh:

Që prej vitit 1991,kur dhe unë kam lindur, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, prej  shumë dekadash Kosova nuk është territor ‘yni’.
Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për ne. Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen ,do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar.

Ndërkaq, deklarata e tij ka shkaktuar zemërim të thellë te populli serb, madje i janë vërsulur sportistit me komente negative.