Kryeministri Rama rezulton të jetë ndër kryeministrat me pagën më të lartë në rajonin e Ballkanit. Kjo nëse e krahasojmë me pagën mesatare të qytetareve në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Rama përfiton 1700 euro në muaj ndërkohë që paga mesatare e qytetarëve është 344 euro.
Ndërsa, vendin e parë sa i përket pagës më të lartë në rajon e mban kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh.
Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesite tyre rezultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka pagën më të ulët në rajon duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç i cili paguhet 1.130 euro.
Pagesat e Kryeministrave:
Ramush Haradinaj 2950 euro
Edi Rama 1700 euro
Zoran Zaev 1300 euro
Dusko Markovic 1130 euro
Ana Brnabiç 1000 euro
Pagat mesatare në rajon:
Mali i Zi 751 euro
Maqedonia 533 euro
Serbia 516 euro
Kosova 416 euro
Shqipëria 334 euro