JOQ Albania
Home

Banorët e Unazës së Re mbjellin pemë, njërën e pagëzojnë me emrin e Ardit Gjoklajt
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 19:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ditën e 99 të protestës, banorët e Astirit kanë mbjellë pemë, duke bllokuar edhe trafikun e automjeteve në afërsi të mbikalimit.

Banorët dëshmuan qytetarinë e tyre, duke mbjellë pemë përgjatë segmentit, të cilat ishin shkulur më parë nga punonjësit e bashkisë dhe firmat e kontraktuara.

Deklarata e banorit:

“Kjo është një pemë bliri dhe a jeni dakord ta quajmë Ardit Gjoklaj?"

17-vjeçari humbi jetën në landfillin e Sharrës, për të cilën akuzohet si shkaktare një firmë kontraktore nga Bashkia e Tiranës. Edhe pse koha kalon vdekja e Ardit Gjoklaj nuk mund të kalojë lehtë, sepse ishte një krim.

I gjetur pa jetë në landfillin e mbetjeve në Sharrë më 7 gusht të vitit 2016, askush nuk mbajti përgjegjësi për vdekjen e 17-vjeçarit, i cili punonte për të siguruar lekë që të shkollohej. Të gjithë shprehen miratimin e tyre. Të pranishëm ishin edhe deputetë të opozitës.