JOQ Albania
Home

Enkel Demi: Nga gjithë politikanët gruaja ime është më e varfra
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 02/02/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moderatori i njohur Enkel Demi ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin "Thumb", ku ka folur rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale.

Ai është i martuar me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Mesila Doda me të cilën ka edhe 2 fëmijë, Jonin dhe Hanën.

I ngacmuar nga moderatorja pse nuk hapin një restorant duke qenë se të dy tashmë janë të apasionuar pas gatimit, dhe ka një gjendje të mirë ekonomike me gruan politikane, Keli tha:

E kemi menduar por ne gatuajmë për pasion dhe është një biznes i vështirë. Po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi. Unë për fat të keq tek të gjithë politikanet kam politikanen më të varfër.”