JOQ Albania
Home

“Gruaja i kërkonte falje me nota romantizmi bashkëshortit që e dhunoi” Skandali në emision i sjell pasoja Arbanës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/01/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

AMA ditën e djeshme i ka tërhequr vëmendjen televizionit “Top Channel” për një puntatë të transmetuar në emisionin moderuar nga Arbana Osmani, “Dua të të bëj të lumtur”.

Gjatë një puntate të datës 12 janar 2019, u përshkrua historia e një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti, e cila i kërkoi më pas falje.

“Zonja E. i kërkonte falje bashkëshortit në emision për faktin që e kishte denoncuar në polici pas dhunës së ushtruar prej tij dhe kjo jepej në televizion me nota romantizmi,” citon ndër të tjera Autoriteti i Medias Audiovizive.

Reagime të shumta ka marrë historia e trajtuar në këtë mënyrë në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë histori kanë reaguar edhe 36 organizata, të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe për të drejtat e vajzave dhe grave.

Kështu, AMA ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Top Channel:

Ama vendosi sanksionin “Tërheqje vëmendje” ndaj subjektit tuaj audioviziv. në rast përsëritje të shkeljes, do të fillojë procedimin sipas kërkesave të parashikuara ligjore”, thuhet në letrën dërgua televizionit kombëtar. Mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës."