JOQ Albania
Home

U pikas nga policia, shqiptari fundoset pas kontrollit të makinës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shtetas shqiptar 41 vjeç, është arrestuar në Arezzo të Italisë, pasi kishte me vete në makinë 116 shishe pijesh alkoolike.

Në mjetin e tij u gjendën 12 kuti, të cilat kishin brenda verë, uiski, raki dhe pije të tjera.

Policia konstatoi se shishet e pijeve ishin të vjedhura.

Sipas përllogaritjeve, shuma e tyre në treg të zi do të shkonte deri në 2500 euro.

Mediat italiane raportojnë, se policia ka marrë nën hetim edhe pronarët e dyqaneve, ku ishin vjedhur shishet.