JOQ Albania
Home

21 pedagogë dënojnë dhunën e policisë ndaj studentëve
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11/01/2019 19:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

21 pedagogë të Universitetit të Tiranës kanë dënuar publikisht ndërhyrjen me forcë të policisë në Fakultetin e Ekonomisë, dhe ushtrimin e dhunës ndaj studentëve në momente të caktuara.

Pegagogët e këtij departamenti i kanë drejtuar një letër senatit të Universitetit të Tiranës, Dekanatit të fakultetit të Ekonomisë, Rektoratit si dhe të gjithë stafit akademik.

Ata kërkojnë reagim institucional të kolegëve të tyre pedagogë.