JOQ Albania
Home

Ish-futbollisti i Serisë A rinovon kontratën në moshën 51-vjeçare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çudirat në futboll nuk kanë fund, por ajo që ka ndodhur kësaj here është vërtet për të vënë duart në kokë.

Kazoushi Mirua, ish-futbollist i Xhenoas në Seria A në sezonin 1993-1994 ka rinovuar sot kontratën në moshën 51-vjeçare dhe do vazhdojë me futvollin e luajtur.

Ai ka rinovuar edhe për një vit, dhe do të luajë futboll deri sa të shkojë 52-vjeç me ekipin e Jokohama në “J2 Ligue” të Japonisë.

Shumë pak mund ta besonin që dikush mund të luante në këtë moshë futboll, kur shumica e lojtarëve shkojnë maksimumi deri në 40-vjeç.

Epo rekordet janë bërë për t’u thyer…