JOQ Albania
Home

Kuksiani në gjendje të rëndë prej dy ditësh, helikopteri nuk ulet dot për shkak të borës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/01/2019 15:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fshatin Tërshenë të Kukësit një 50-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Helikopteri i FA ka mbërritur në fshat, por ka vështirësi për t’u ulur për shkak të borës.

Bilbil Rexhamataj, është personi që ka qendruar dy ditë i sëmurë në shtëpi. Mjekët kanë tre orë që janë nisur nga spitali i Kukësit dhe ende nuk kanë mbërritur pranë të sëmurit.

Shkak për këto vonesa janë bërë rrugët e izoluara nga rreshjet e borës.