Jeta Osh Qef
Home

Çudit Lindita Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë!
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06/12/2018 21:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit.

Ajo foli lidhur me protestat që po zhvillohen nga studentët, duke thënë se ka dëgjuar me shumë shqetësim kërkesat e studentëve.

Lidhur me tarifën, ajo u shpreh:

Studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe gjithmonë duhen dëgjuar. Univeristet  e kanë kërkuar me forcë tarifën për provimet e papambetura”

Më tej ajo shtoi:

Kam pranuar të takohemi me ta. 24 orë jam non stop, vij dhe në auditorët tuaj u thashë, po në rrugë me ta nuk mundesha të komunikoja në rrugë. Ja ju i shikoni pamjet, ku do komunikoja unë aty unë”