Jeta Osh Qef
Home

“Mosha është thjesht numër”,100-vjeçari në super formë tregon sekretin e jetëgjatësisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arthur Grisbrook, një 100-vjeçar në super formë ka ndarë më të gjithë sekretin e jetëgjatësisë së tij. Dhe, mesa duket në një farë pike, rezulton të jetë forma e ushqyerjes.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore konsumon kryesisht biftek të gatuar në shtëpi, salsiçe, vezë të skuqura, patate të skuqura, kërpudha, domate, bizele në shumicën e ditëve. Bashkë me këto të gjitha, ai tregon se pi gjithmonë dy gota verë gjatë natës.

Ai tregon:

Unë ha dhe pi gjerat që dua, duke mos u bërë fare merak për ato që thonë të ashtuquajturit ekspertë. Besoj se bëj gjëra të moderuara. Unë mendoj se nëse i bën gjërat në mënyrë të moderuar nuk ka asnjë problem."

Arthur, i cili jeton i vetëm në një banesë me ndihmë sociale, thotë se nuk ndihet fare si të ishte 100 vjeç.

Stërgjyshi Grisbrook shton më tej:

Nuk më duket sikur jam 100-vjeç. Mosha është thjesht një numër.”

Arthur ka shërbyer gjatë luftës si shofer në Inxhinierët Mbretërorë në Itali dhe Afrikën Veriore. Më pas ai punoi si një punonjës hekurudhe. Bashkëshortja e tij, Laura ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 89 vjeçare.

Ai vazhdon t’i bëjë vetë të gjitha gatimet dhe pastrimin e shtëpisë pavarësisht se mbushi 100-vjeç këtë tetor. JOQ Albania