Jeta Osh Qef
Home

E bujshme/ PSG hedh sytë nga Elseid Hysaj
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/12/2018 21:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli pasi gradualisht po kthehet në lojtar stoli dhe largimi duket i sigurt.

Mediat franceze e kanë lidhur sot lojtarin shqiptar me një kalim të mundshëm te PSG-ja.

Kampionët francezë kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë pas dëmtimeve të shpeshta të Dani Alveshit.

Madje braziliani mund të largohet pasi edhe mosha e tij (35 vjeç) nuk premton më.

I vetmi problem që e penalizon klubin parisien është Fair Play Financiar, por në Francë shpresojnë se do i kenë zgjidhur shumë shpejt këto probleme.

Priten zhvillime në merkaton e janarit.