Jeta Osh Qef
Home

Tirana pritet të “paralizohet” nga protestat, studentët publikojnë axhendën për nesër
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 06/12/2018 20:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentët do të vijojnë edhe ditën e nesërme protestën.

Këtë herë ata kanë vendosur të zhvendosen drejt Kryeministrisë në përpjekje për të bërë që të plotësohen edhe tre kërkesat e tjera të tyre.

Ata kanë publikuar axhendën e protestës, si dhe kërkesat që kanë ndaj qeverisë.

Kërkesat janë:

1) Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2) Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3) Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4) Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Studentët pritet të mblidhen para univeristeteve të tyre përkatës dhe më pas të bashkohen tek Kryeministria.

Është ende e paqartë nëse do të marshojnë nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria, apo do të protestojnë vetëm tek kjo e fundit.