Jeta Osh Qef
Home

Këta janë tabletët që mund t’i lejojnë hakerat që të përgjojnë fëmijët tuaj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 20:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tabletë që si “target” ka fëmijët e moshës ndërmjet tre dhe nëntë vjeçare ka një mangësi të rëndë të sigurisë që lejon hakerat të spiunojnë fëmijët.

I njohur si InnoTab Max ose Storio Max i cili mund të blihet për 120 dollarë, tableta “e sigurt” i lejon prindërit të miratojnë një faqe interneti para se fëmijët e tyre ta vizitojnë atë.

Por, është zbuluar se konsumatorët me pajisje të prekura mund të rrezikohen nga ndërhyrja e kriminelëve kibernetikë të cilët mund t’i spiunojnë të vegjlit.

Hakerët mund të monitorojnë fëmijët, t’i dëgjojnë, të flasin me ta dhe të kenë qasje të plotë për komunikim. Ata madje mund të marrin kontrollin e pajisjes në mënyrë virtuale dhe t’i shohin fëmijët tuaj përmes kamerës.

Një mbikëqyrës e ekspozoi gabimin dhe firma kineze tani ka lëshuar një zgjidhje për problemin si dhe një link për përditësimin e softuerit. JOQ Albania

Two small kids using a tablet