Jeta Osh Qef
Home

NATO dhe BE kundër krijimit të Ushtrisë, ambasadori i SHBA-së: Kosova të ketë ushtrinë e saj
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/12/2018 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova mori një goditje jo pak të lehtë ditët e fundit teksa NATO dhe BE dolën kundër krijimi të Ushtrisë së Kosovës edhe pse krerët e shtetit kosovar kanë premtuar që ushtria do të votohet në 14 dhjetor në Kuvend. Sipas udhëheqësve kosovarë nuk ka kthim mbrapa dhe ushtria do të krijohet.

E ndërsa institucioni i BE-së dhe organizata e NATO-s kanë dalë kundër krijimit të ushtrisë, ambasadori amerikan në Kosovë ka befasuar jo pak në deklaratën e tij ku shprehet se krijimi i Ushtrisë është një hap pozitiv dhe e natyrshme për një shtet të pavarur dhe sovran.

Në një intervistë për RTK, Ambasadori Philip Kosnett tha:

Liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur.”

Sipas Kosnett, Kosova ka arritur të jetë kontribuuese edhe në sigurinë ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura lirisht mund të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit.