Jeta Osh Qef
Home

Ku ndryshon deodoranti natyral nga antidjersa? Ja ç’duhet të dini për rrezikun që mbartin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/12/2018 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deodorantët janë pjesë e përditshme e higjenës tonë dhe ekspozimi ndaj tyre është i pashmangshëm. Shpesh është dhënë lajmi se deodorantët janë të mbushur me metale të rënda dhe jo bio siç pretendohet.

Në fakt edhe deodorantët natyralë mund të shkaktojnë irritim të lëkurës, kjo do të thotë se ju mund të jeni të ndjeshëm ndaj përbërësve të tij (kryesisht mentes, livandës dhe vajit të pemës së çajit).

Deodoranti natyral nuk është i njëjtë si antidjersa! Nëse alumini tek produkti i fundit përthithet nga lëkura dhe parandalon djersitjen, vajrat esencialë dhe mineralet tek deodorantët natyralë nuk veprojnë në këtë mënyrë. Ato thjesht neutralizojnë erën e keqe për shumë pak orë në krahasim me antidjersat normale.

Gjithashtu nuk duhet të përpiqeni të neutralizoni aromën e trupit me sodë buke, pasi kjo e fundit ka pH të ndryshëm nga lëkura juaj, gjë që mund të prishë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Megjithëse shumë vajra esenciale kanë veti antibakteriale, për të vepruar si të tillë duhet të aplikohen në përqëndrime të larta në lëkurën tuaj .

Kjo do të thotë se ju duhet t’i aplikoni disa herë gjatë ditës! Sipas dermatologëve një zgjedhje e tillë nuk është më e leverdisshme, por është thjesht çeshtje marketingu e kompanive të mëdha të produkteve kozmetike.