Jeta Osh Qef
Home

Paralajmërimi i studentëve: Ne nuk ndalemi. Nesër do jemi edhe më shumë!
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06/12/2018 17:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentët nuk do të tërhiqen nga protesta edhe pse ministrja Lindita Nikolla njoftoi sot se do të shfuqizohet pika 4 e VKM-së 288 që parashikonte tarifë për provimet e mbartura.

Por studenët thanë se nuk është vetëm kjo kërkesë, ndaj ata do të bojkotojnë sërish mësimin nesër. Ata presin t’u bashkohen edhe studentë të tjerë nga rrethet apo qytetarë që solidarizohen me kauzën e tyre.

Njoftimi në faqen e Lëvizjes për Universitetin

Qeveria dhe Ministria u tërhoqën nga haraçi i padrejtë për studentët!
Por nuk kanë plotësuar kërkesat e tjera dhe po përpiqen t’u bishtnojnë! Ama ne nuk ndalemi!
NESËR VAZHDON PROTESTA PARA MINISTRISË! DERI NË REALIZIMIN E PLOTË TË KËRKESAVE!
NË ORËN 08.00 BOJKOTOJMË NË ÇDO FAKULTET/UNIVERSITET! NË ORËN 10.00 PROTESTOJMË PARA MINISTRISË!"