Jeta Osh Qef
Home

Shqiptari e takoi i pari, del video para se dy të rinjtë të vrisnin vajzën greke
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/12/2018 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas vrasjes së studentes greke Eleni Topaloud disa ditë më parë ka dalë video kur e reja u takua me 19-vjeçarin shqiptar që e vrau në bashkëpunim me një grek.

I riu identieti i të cilit nuk bëhet i ditur e ka pranuar se është autori i vrasjes ndërsa mediat greke shkruajnë se gjithçka ndodhi pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me dy të rinjtë.

Ngjarja ndodhi natën e 27 nëntorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur shqiptari është takuar me viktimën.

Dy të rinjtë e kanë goditur me një shufër hekuri mbrapa kokës kur ajo i refuzoi. Duke menduar se e kishin vrarë ata e morën në makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë në det ku edhe u mbyt.