Jeta Osh Qef
Home

“Mos ma prekni thesin se me të ushqej kalamajtë”, qytetari revoltohet me Policinë Bashkiake
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 19/11/2018 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Represioni policor ndaj shitësve të rrugës dhe mbledhësve të kanaçave apo shisheve plastike ka qenë i madh vitet e fundit dhe kryesisht është vënë re në Tiranë.

Nuk ka thuajse asnjë ditë që në redaksinë JOQ Albania të mos raportohen raste kur Policia Bashkiake sekuestron mallrat e kësaj kategorie.

Një qytetar ka filmuar revoltën e një qytetari kur i kanë marrë materialet e mbledhura nëpër kosha, por që ky i fundit ua ka marrë sërish mbrapsht dhe ka shpërthyer në ofendime nga autoritetit policor.

Qytetari që ka filmuar videon shprehet:

Përshëndetje JOQ Albania! Para ca ditësh rreth orës 10, ja kishin marrë thesin dhe ky ua rimori prapë nga makina.
Mori zemër kur ndalova ta filmoja, por nuk e kapa dot në momentet e para vetëm e pyeta pastaj.”

Pamjet flasin vetë: