Jeta Osh Qef
Home

Panuçi largon papritur sulmuesin pas barazimit me Jordaninë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/10/2018 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhakomo Vrioni, ishte sulmuesi i ri që u ftua në kombëtare nga Panuçi për dy sfidat me Jordaninë dhe Izraelit.

Futbollisti i cili luan në itali, nuk mundi të debutonte në barazimin e djeshëm ndaj Jordanisë.

Trajneri Panuçi nuk e pa të udhës ta aktivizonte lojtarin në këtë sfidë, madje sot e ka urdhëruar të largohet te 21-vjeçarët e Shpresave.

Ai tashmë ka mundësinë që të luajë ndaj Spanjës më U21.

Kujtojmë që Vrioni bëri një debutim fantastik në shtator me Shpresat e Shqipërisë, teksa në ndeshjen miqësore ndaj Italisë, shënoi menjëherë gol dhe pati një vlerësim mjaft të mirë nga mediat italiane.