Jeta Osh Qef
Home

Gabim aksidental/Ruçi ia mbledh deputetit socialist që abstenoi në votim
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 13:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot janë votuar në seancën e radhës parlamentare projektligjet e parashikuar anë rendin e ditës, mes së cilave ishte edhe projektligji për ndryshime në ligjin e gjendjes civile.

Teksa parlamentarët kanë qenë duke votuar, ndërsa në Parlament mungonte opozita, kryekuvendari Gramoz Ruçi, nuk e ka fshehur habinë e tij, teksa ka parë një votë abstenim.

Ai u shpreh:

Kush e ka abstenuar, Ulsi Manja? Je edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, të lutem korrigjoje me elektronikë".

I menjëhershëm ishte reagimi i Manjas, i cili u justifikua se ishte një gabim aksidental.