Jeta Osh Qef
Home

Pamje të rënda/ Mjekët nxjerrin nga syri i burrit krimbin 15 cm të gjatë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamje të rënda, por mjekët duhet ta hiqnin menjëherë krijesën nga syri i pacientit sepse ai po rrezikonte shikimin.

Është publikuar nga Mirror momenti me pamjet e neveritshme kur mjekët i heqin një burri një krimb parazit nga syri.

Pacienti 60-vjeçar, i pa identifikuar, shkoi në spitalin e Karkantakas në Indi me një krimb të bardhë që kishte “pushtuar” syrin e tij.

Ai u vizitua nga Dr. Srikanth Shetty, i cili vendosi ndërhyrjen e menjëhershme sepse çdo minutë që kalonte ishte e rrezikshme për pacientit.

Procedura e ndërlikuar u filmua nga stafi mjekësor dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në internet.

Madhësia e krimbit të bardhë ishte plot 15 centimetra i gjatë.

Krimbi besohet se është i llojit “Wuchereria Bancrofti”, një lloj krimbi që përhapet përmes pickimit t mushkonjave.