Jeta Osh Qef
Home

“E pres në kafaz kur të jetë gati”, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Khabib
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/10/2018 13:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nate Diaz mund të jetë kundërshtari i rradhës për Khabib Nurmagomedov.

Amerikani kishte ndërmend të përballej me Dustin Poirier por dëmtimi i këtij të fundit bëri që ai të mendojë për një kundërshtar tjetër.

I pyetur nga gazetarët për një përballje me rusin, Diaz pranoi që e dëshiron një sfidë të tillë.

Ai tha:

Kur Khabib të jetë gati, e pres në kafaz që të duelojmë së bashku.”

Një duel mes Nurmagomedov dhe Nate Diaz do të ishte një tjetër përballje e madhe për UFC-në, pasi bëhet fjalë për dy sportistë që kanë arritur ta mundur McGregor, por që ky i fundit humbi sfidën e fundit ndaj irlandezit.

Khabib nga ana e tij ende nuk numëron asnjë humbje në karrierë.