Jeta Osh Qef
Home

I thoshin “dobësohu se nuk do gjesh burrë”, Elda Koçia ka një mesazh për të gjithë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elda Koçia është një vajzë e cila ka arritur të fitojë mijëra ndjekës në Instagram, për shkak të postimeve motivuese mbi peshën.

24-vjeçarja përpiqet gjithmonë të inkurajojë vajzat që kanë komplekse me format e tyre trupore, pasi edhe ajo dikur ka qenë pjesë e paragjykimeve të të tjerëve.

Elda ka rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”  se dikur i thoshin që nuk do të arrinte të gjente burrë për shkak të shëndetit. Por megjithatë ajo pati fatin të gjente një njeri që dashuron çdo pjesë të sajën.

24-vjeçarja ka treguar:

Njerëzit më thoshin mjaft hëngre, nuk e di si mund të mbijetojë njeriu pa vlerat e nevojshme ushqyese. Më thonin edhe -nuk do të marri burri, por unë kam gjetur gjithë atë djalë dhe ai më do kështu siç jam. Ai dashuron çdo pjesë timen. Madje më thotë -të lutem mos u dobëso. Sepse unë po kurohem nga tiroidet dhe po dobësohem paksa, dhe më thotë që mjaft je dobësuar.Mu desh një kohë e gjatë dhe kam lexuar sa më shumë, gjëja më e mirë është që të informoheni edhe se çfarë ndodh nëpër botë sa i përket pozitivitetit të trupit që të ndiheni sa më mirë në fillim me shëndetin tuaj mendor dhe më pas me shëndetin tuaj fizik."