Jeta Osh Qef
Home

Bllokohet sistemi, shqiptarët prapë në radhë të gjata në Kapshticë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/10/2018 12:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka rreth një orë e 30 minuta që është bllokuar puna në doganën e Kapshticës.

Gjithçka vjen si pasojë e një defekti në sistem, ç’ka ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve të shumta të cilat udhëtojnë si drejt shtetit helen, edhe drejt Shqipërisë.

Policia po punon me regjistra për të normalizuar disi situatën kaotike.

Ende nuk dihet se kur do të zhbllokohet kjo gjendje.

Foto ilustruese