Jeta Osh Qef
Home

“Mos qesh, por përgjigju Lulit dhe Saliut! Ti tjetri bëj detyrën!”, nxehet Fino në Kuvend
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Megjithëse në sallën e Kuvendit është vetëm mazhoranca e pranishme, sot nuk kanë munguar zënkat, ku duket se deputetët dhe ministrat e PS-së nuk janë marrë vesh mes tyre.

Çështja kryesore ishte debati mes Braçes dhe Ahmetajt për kontrollin financiar të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lidhur me këtë debat ka reagur me nota proteste deputeti Bashkim Fino, kandidat përballë Dukës në zgjedhjet e fundit për kryetarin e FSHF-së.

Në përfundim të fjalës së Braçes, i cili akuzonte ministrin Ahmetaj se nuk i përgjigjet pyetjeve, për të cilat kishte kërkuar sqarime në Kuvend dhe se shumë institucione të mëdha kanë fituar imunitet fiskal dhe i shmangen detyrimeve ligjore.

Pas fjalës së tij, disa ministra kanë qeshur, por i menjëhershëm ishte reagimi i Finos, i cili duke duartrokitur në shenjë revolte i tërheq vëmendjen ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Bashkim Fino tha:

Ti mos qesh, por përgjigju Lulit dhe Saliut që të kanë akuzuar për vjedhje votash. Këtë nuk e ke bërë, prandaj ngrihu dhe  përgjigju akuzave.”

Fino nuk është kursyer as me ministrin Ahmetaj, të cilit i’u drejtua duke i thënë:

Ti bëj detyrën, atë bëj.”