Jeta Osh Qef
Home

I thyen hundën këngëtarit dhe e ndjek me armë, kush është ish-lojtari i Barcelonës i përfshirë në një sherr të madh
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/10/2018 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-lojtari i Barcelonës, Arda Turan, është përfshirë në një sherr në një klub nate në Turqi.

Turku mendohet se ka ngacmuar gruan e një këngëtari të famshëm në Turqi, Berkay dhe më pas është përleshur me të.

31-vjeçari ka goditur këngëtarin, duke bërë që ai të dërgohet menjëherë në spital duke i’u nënshtruar një operacioni në hundë.

Por historia nuk ka përfunduar këtu, pasi Turan ka marrë armën dhe është drejtuar në spital duke mbajtur armë.

Besohet se ai është drejtuar atje për ti kërkuar falje këngëtarit dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada.

Mediat turke citojnë mesfushorin të ketë thënë:

Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq.”

Pas lajmeve ka reaguar edhe vetë Turan i cili ka pranuar se ka ndodhur një sherr, por ka mohuar një pjesë të fakteve.

Kujtojmë se ai aktualisht aktivizohet tek skuadra turke e Basaksehir, ndërsa njihet për temperamentin e tij.