Jeta Osh Qef
Home

Lezhjanët shtrojnë vetë rrugën e zonës: E bëmë me kontribute vullnetare
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 12:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse shteti nuk e bën punën dhe harron premtimet e fushatave, banorët e marrin fatin në duart e tyre.

Fjala është për banorët e Torovicës, Lezhë, të cilët kanë marrë iniciativën për të shtruar vetë rrugën e zonës, e cila do jetë po ashtu me kanal kullues dhe 3 metra e gjerë.

E gjithë rruga është ndërtuar me kontribute vullnetare, madje qytetarët shkruajnë për JOQ.al se i kanë ndihmuar edhe banorë nga lagje të tjera.

Në më pak se një javë punë, këta qytetarë kanë arritur të bëjnë atë që shteti nuk e ka bërë kurrë.

Sigurisht, kjo rrugë nuk ka kushtuar miliona euro, nuk ka zgjatur 10 vite për punë tenderësh, por është ndërtuar me vullnet dhe kontribute të banorëve për një funksion real dhe të domosdoshëm.