Jeta Osh Qef
Home

Qytetarja nga Tirana dhuron ilaçe për fëmijët me këtë sëmundje: Kushtojnë shumë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/10/2018 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bujaria nuk varfëron asnjeri dhe ky është një parim që ndoshta duhet ndjekur nga të gjithë për një shoqëri më të mirë.

Një rast shumë interesant ka mbërritur në redaksinë JOQ.al, ku një qytetare shkruan se do të dhurojë disa medikamente për fëmijët e sëmurë me Fibrozë Cistike.

Zonja shprehet se këto ilaçe kushtojnë shumë, fëmija e saj kurohet me to, por duke qenë se qytetarja ka mundësi t’i blejë dëshiron që t’i ndajë edhe me prindër që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Qytetarja K.O, banuese në Tiranë, shkruan:

Përshëndetje JOQ! Fëmija im vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, por e kemi mundësinë që t’ia blejmë ilaçet të cilat kushtojnë shumë, por edhe nuk i gjen lehtë në vendin tonë.
Më kanë tepruar disa ilaçe nga këto të fëmijës tim, t’i dhuroj për ndonjë fëmijë tjetër me Fibrozë Cistike, kush i do ju lutem më lidhni me të. Unë banoj në Tiranë.
Data e tyre e skandencës është në gusht të vitit 2019. Janë një ilaç që fëmijët me këtë sëmundje i përdorin për tretje të ushqimit dhe nëse nuk i marrin nuk ushqehen dot, nuk mund t’i tresin ushqimet pa këto ilaçe që quhen enzima ndryshe.
Unë po e vuaj vetë këtë me fëmijën tim dhe më vjen shumë keq nëse dikush nuk ka mundësi t’i blejë. Dua t’i dhuroj!”

Epo, nëse njihni ndonjë të afërm me këtë sëmundje, mos ngurroni të na shkruani!