Jeta Osh Qef
Home

Avioni luftarak fluturon shumë pranë ndërtesave, terrorizohen banorët
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/10/2018 8:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një avion i Forcave Ushtarake të Australisë terrorizoi banorët e qytetit të Bricane pasi fluturoi shumë pranë ndërtesave.

Avioni luftarak është filmuar duke kaluar vetëm disa metra ndërmjet ndërtesave të larta, teksa në qytet zhvillohej një festival i madh.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të festivalit të zakonshëm në qytet, të quajtur "Rivefire", ndërsa shumë persona kanë dalë kundër këtij veprimi të pilotëve, duke e cilësuar si shumë të rrezikshëm, shkruan Daily Mail.

Por përtej atyre që ishin kundër, kishte nga ata që e vlerësonin diçka të tillë, duke menduar se është e pamundur të ndodhë një incident, vetëm nëse të dy pilotët pësojnë infarkt.

Videoja po bëhet virale në rrjetet sociale, ndërsa mendime të ndryshme vijojnë të vijnë ndaj këtij vendimi të pilotëve.

VIDEO: