Jeta Osh Qef
Home

Deklarata e fortë e Salianjit: Tërhiqem nga politika nëse zëri i Agron Xhafës nuk ngjan…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2018 0:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti i PD Ervin Salianji ka folur sot rreth çështjes “Babale” ndërsa ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se tërhiqet nga politika nëse akt-ekspertiza britanike nuk thotë se zëri i Geron Xhafës është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga opozita.

Por sipas tij dokumentet janë duke u falsifikuar dhe pas hetimeve të prokurorisë për audio përgjimin mes Babales dhe Agron Xhafajt qëndron në fakt vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Salianjit zërin e Geron apo Agron Xhafajt e kanë marrë ekspertë të policisë shkencore që varen nga ministria e brendshme. Salianji tha se edhe prokurori Gentian Osmani ka kërkuar që për analizën ta merren specialistë të policisë kriminale.

Duke theksuar se bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi, Salianji tha:

Edhe tablatet telefonike i ka zbardhur Ministria e Brendshme Vartësit e Fatmir Xhafajt kanë marrë kampionin e zërit të Agron Xhafës si dhe kanë zbardhur përgjimet e Babales dhe të miat.”

Salianji tha se në dojen hetimore gjenden vërtetimet e gjendjes gjyqësore të Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, të dyja me të njëjtën datë dhe me të njëjtin numër protokolli, por njëra është shkruar me germa kapitale kompjuteri ndërsa tjetar me shkrim dore.