Jeta Osh Qef
Home

Rama ultimatum portaleve: Keni kohë deri të hënën për t’u…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2018 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paketa Antishpifje që kryeministri Rama prezantoi pak ditë më parë duket se do të nisë nga mediat online.

Edi Rama përmes një postimi në “Twitter”  tha se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve, ndërsa paralajmëroi që ato të regjistrohen në QKB.

Kreu i qeverisë i cilësoi portalet si ‘fantazma pa adresë dhe pa emër’.

Rama shkroi:

Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër, uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë.”