Jeta Osh Qef
Home

Panuçi injoron “Supersportin”, Ilda Bejleri: Arrogant!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/10/2018 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barazimi i sotëm 0-0 ndaj Jordanisë e ka nevrikosur sërish trajnerin Kristian Panuçin.

Ky i fundit, me të mbaruar ndeshje, nuk ka pranuar të flasë për mikrofonin e “Supersportit” që në ato momente mbahej nga gazetarja, Ilda Bejleri.

Kjo e fundit nuk ia përtoi t’i thotë disa fjalë për këtë reagim të pazakontë në medien shqiptare.

Ajo u shpreh:

Panuci vazhdon me arrogancën e tij duke mos pranuar të flasë për ne, edhe pse më parë dha një intervistë".

Natyrisht ajo nuk mund ta fshihte nervozizmin e saj. Tensioni vazhdon në kombëtare, madje edhe jashtë saj.