Jeta Osh Qef
Home

Ish-deputeti tregon historinë: Ja si reagonte Fatos Nano kur u arrestua një kriminel socialist
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2018 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputeti i PD Asllan Dogjani ka treguar mbrëmjen e sotme se si reagonte ish-kryeministri Fatos Nano kur arrestoheshin kriminelët.

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, Dogjani i cili ka qenë edhe deputet i PS, tregoi një rast kur u arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Nano, i cili sipas tij ishte pro arrestimit të tyre.

Ai tregoi:

Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë? Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë dhe u mbyll çështja, janë zënë me deputetin në fjalë. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë.”