Jeta Osh Qef
Home

Rama paralajmëroi portalet të heqin reklamat e basteve por ato reklamohen në zyrat shtetërore
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2018 22:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot dhe dje kreu i qeverisë Edi Rama lajmëroi mbylljen e kazinove dhe basteve elektronike, ndërsa paralajmëroi edhe mediat që bëjnë reklamat e këtyre bizneseve, t’i heqin ato sa më parë pasi në të kundërt do të kenë penalitete.

Mirëpo me sa duket urdhëri i kryeministrit nuk vlen për zyrat shtetërore. Kjo pasi në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet se si në ambientet e postës shqiptare në Tiranë është e reklamuar një kompani bastesh.

Rama tha sot se nuk do kemi më llafe për lirinë e shtypit nëse portalet nuk i heqin këto reklama, i vendosur se që nga 1 janari do të mbyllen qepenat llotove apo kazinove.

Por ndërsa për portalet dhe mediat do të jetë AMA që do të monitorojëme sa duket zyrat shtetërore të postës vazhdojnë t’i reklamojnë këto biznese.