Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria barazon ndaj Jordanisë, tifozëve u soset durimi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/10/2018 22:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Jordanisë e zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin 0-0.

Kuqezinjtë e Panuçit zhgënjejnë sërish edhe pse përballë kishin një kundërshtar të dobët.

Pavarësisht se u përpoqën, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Një barazim që duket se u ka sosur durimin tifozëve.

Ata kanë dalë jashtë stadiumit pa mbaruar ndeshja dhe kanë protestuar kundër Armand Dukës.

Dukshëm të revoltuar ata kanë shpërthyer në kore ofenduese.

Kambanat e alarmit kanë rënë dhe tashmë na pret një sfidë tepër e vështirë në Izrael.