Jeta Osh Qef
Home

Studimi: Nëse ecni kundër “rrymës”, jeni më inteligjentë se të tjerët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2018 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit e cilësuar si të ‘çuditshëm’ ka shumë gjasa të jenë më inteligjentë sa ata që i konsiderojnë si të çuditshëm.

Sipas një studimi psikologjik të realizuar së fundmi, rezulton se njerëzit që janë të vështirë në komunikim, me shumë gjasa rezultojnë të jenë një "talent i mrekullueshëm", që do të thotë se ata kanë aftësi të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar.

Pra, ideja është që njerëzit nuk janë të zgjuar në të gjitha fushat. Ata mund të shkëlqejnë në një apo dy aspekte dhe të jenë tërësisht të paaftë në disa aspekte të tjera.

Dhe, sipas studimit personat që janë të fokusuar dhe talente në një fushë të vetme, e gjejnë pak të vështirë komunikimin në shoqëri.

Ata kanë këtë tendencë të përqendrohen intensivisht dhe kryesisht në një temë specifike. Ndonjëherë ata janë tepër të ngurtë ose nuk u pëlqen që t’iu ndryshohet rutina. Por, kjo mund të jetë një forcë e vërtetë, sepse dikush me fokus dhe energji të madhe ka më shumë gjasa të ecë përpara në kohë të vështira.

Dhe kjo manifestohet në atë që psikologët e quajnë "praktikë e qëllimshme", që konsiston në praktikumin e të njëjtës që gjë pa pushim derisa të arrini një pikë të zotërimit. Dhe njerëzit e çuditshëm duket se gëzojnë llojin e këmbënguljes dhe orëve të gjata për të zotëruar një zonë të caktuar ose një temë të caktuar.

Pra, sipas studimit njerëzit e cilësuar si të çuditshëm kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në atë që bëjnë sesa “pjesa tjetër e turmës”.