Jeta Osh Qef
Home

Zhduket 21-vjeçari në Tiranë, nëna e denoncon pas një viti e gjysmë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/10/2018 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 21-vjeçar nga fshati Tapizë i Tiranës është shpallur i zhdukur ditën e sotme.

I riu është larguar nga shtëpia që prej datës 25 mars të 2017, mirëpo është policia e ka mësuar këtë pas një viti e gjysmë.

Ka qenë nëna e tij, 39-vjeçarja me inicialet L.F e cila ditën e djeshme ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e të birit.

Nuk dihet ende se pse ka pritur kaq gjatë 39-vjeçarja për të bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09. 10. 2018, shtetësia L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Foto ilustruese