Jeta Osh Qef
Home

Mungonte prej ditësh, gruaja gjendet në stomakun e pitonit gjigant prej 7-metrash
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/10/2018 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pitonët po vazhdojnë të bëjnë kërdinë në Indonezi. Në këtë vend po rritet gjithnjë e më shumë numri i njerëzve që kanë përfunduar tragjikisht në stomakun e një zvarraniku gjigant.

I fundit është rasti i ndodhur më 15 qershor të këtij viti kur një grua 54-vjeçare është gjetur e plotë në stomakun e një pitoni. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Sulawesi dhe gjarpri që e kishte gëlltitur ishte rreth 7 metra i gjatë.

Një natë më parë, Wa Tiba u largua nga fshati i saj, Persiapan Lawela, për t’u kujdesur për kopshtin e saj që ndodhej rreth gjysmë milje nga shtëpia e saj.

Familjarët e Tibës u shprehën se ajo donte të kontrollonte kopshtin, sepse derrat e egër shpesh shkatërronin kulturat.

Kur Tiba nuk u kthye në shtëpi deri në agim, motra e saj shkoi për ta kërkuar pranë kopshtit. Por, ajo mundi të gjente vetëm disa sende të motrës së saj, duke përfshirë një elektrik dore dhe sandalet.

Së shpejti, rreth 100 banorë të shqetësuar përfshirë edhe të afërmit e Tibës, nisën kërkimin.

Teksa kërkonin gruan, ata vunë re një piton të fryrë më shumë se zakonisht rreth 100 metra larg nga vendi ku u gjetën sendet e saj personale.

Të mbledhur të gjithë së bashku, ata i hapën trupin zvarranikut gjigant dhe, fatkeqësisht, brenda tij gjetën Tiba-n e cila si duket ishte gëlltitur që nga koka.

Ky nuk është rasti i parë që në Indonezi një njeri gëlltitet nga një piton, një ngjarje e ngjashme u regjistrua në mars të vitit 2017.