Jeta Osh Qef
Home

19-vjeçarja nga Tirana pas shkolle ndihmon familjen e varfër të harruar nga shteti
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/10/2018 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rast i padëgjuar në realitetin e vështirë të ditëve të sotme, është evidentuar pikërisht në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçare e cila jeton në të njëjtën lagje me një çift të moshuarish të cilët janë lënë në harresë nga shteti.

Daena jeton në të njëjtën lagje të Tiranës me çiftin Muçollari, 400 metra larg shtëpisë gati të rrënuar të tyre. 19-vjeçarja, pasi mbaron shkollën gjen gjithmonë pak kohë për të takuar dhe ndihmuar familjen e varfër.

Vajza shprehet:

Me thënë të drejtën mbase unë nuk kam një ekonomi familjare shumë-shumë të mirë që tua rregulloja shtëpinë, por i kam ndihmuar me aq sa kam pasur mundësi. Qoftë me ushqime, qoftë me ca kishim mundësi me familjen time. Madje edhe asistencën ua kanë hequr, 20 mijë lekë të vjetra një shumë tepër minimale, dhe nuk kanë as për ilaçe as për ushqime”.

Më parë, 53-vjeçari Resmi Muçollari punonte në ndërtim, por nga pafuqia nuk mundej më.

Çifti është shprehur:

Në këtë moshë që kemi, të arrij unë në këtë gjendje, të rri koshave e mbeturinave e me sëmundje e me të gjitha. Mbledhim kanaçe, bidona, plastmase. fitojmë 200 lekë, 300 lekë”.

Por kjo shumë lekësh nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat minimale jetike.

Kryefamiljari shprehet:

Komshinjtë më kanë ndihmuar, më kanë sjellë nga një sahan me gjellë. dikush më jep një gjysmë buke, dikush një bukë”.

Zyra Muçollari ka deklaruar:

Në vend të mishit kam futur ujë, që të pimë ç’të bëjmë. Ujë çezme mbush”.

Teksa çifti përpiqet të shtyjë mes vështirëve ditët, nëpërmjet mikrofonit të “TCH” luten për ndihmë.

Daena është shembulli më i mirë që gjithsecili prej nesh mund të kontribuojë brenda mundësive. Ndërsa shteti duhet t’u kthejë asistencën familjeve që kanë vërtet nevojë për të, të zbatojë ligjin.