Jeta Osh Qef
Home

“Kam nevojë të shes edhe 220 libra”, Florimi kërkon ndihmë që të paguajë qeranë e kioskës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/10/2018 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tatimet janë një barrë e madhe për këdo, por sidomos për shtresën e mesme dhe të varfër të një vendi.

Florim Beqiri është një librashitës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i cili mban familjen me shitjen e librave nga kioska e tij.

Mirëpo, Florimit i është vënë laku në fyt nga tatimet që i detyrohet komunës së Prishtinë, ku për shfrytëzimin e kioskës i duhet të paguajë 320 euro deri ditën e nesërme, në të kundërt humbet gjithçka.

Me anë të një postimi në Facobook, Florimi shkruan se shtëpiza (kioska) është vendi i vetëm nga i cili nxjerr të ardhura dhe për këtë i duhet ndihma e të gjithëve për të blerë nga një libër.

Florim Beqiri shkruan:

Lajmërim!
Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin.
Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë
320 € në emër të qiras mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit.
Afati i fundit është nesër në të kundërtën më mirret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familje)
Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 €uro.
Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar.
Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nese nuk e keni planifikuar.
-Ju lutem shpërndajeni!”

Epo, nëse u bie rruga nga sheshi i Prishtinës, mund ta ndihmoni Florimin.