Jeta Osh Qef
Home

Skandali me librat e shpërndarë falas
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26/09/2018 14:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fillim të këtij viti shkollor qeveria shpërndau libra falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën, me kushtin që në fund të vitit shkollor të kthehen sërish siç janë marrë.

Nuk ishte larg mendjes që kjo “bamirësi” e qeverisë që shkonte derë më derë si babagjyshi i Krishtlindjeve për të shpërndarë librat, të ishte pa ndonjë kleçkë nga mbrapa.

Nëse për 4 klasa libra u dhanë falas, për klasat e tjera nga e 5-ta deri në të 12-ën, çmimi i librave është dhjetëfishuar deri në 35% më shtrenjtë se sa ishin para një viti.
Pra, por shpërndajmë libra falas me lekët e prindërve shqiptarë…

Gjithsesi nuk mbaron me kaq, pasi ditën sotme një qytetare ka shrkaur për JOQ.al, teksa shprehet se librat e dhënë falas janë të një cilësie shumë të dobët dhe nëse grisen deri kur të dorëzohen duhet të paguash dyfish për to.

Ajo shprehet:

Përshëndetje JOQ! 1 orë mësimore, gjykojeni ju cilësinë!
Ne ishim të gatshëm t’i paguanim tani e jo t’i merrnim “falas” dhe nëse i gris duhet t’i paguajmë dyfish!
Është si puna e llotos, 1X e kanë ata, ndërsa neve 2-sh.
Ju betohem që fëmija nuk e ka keqpërdorur librin, ja kemi mbështjellë dhe detyrat i bën në praninë tonë, por ja si është grisur!”