Jeta Osh Qef
Home

Nuk është finalist në ceremoninë e “The Best”, Messi merr vendimin e papritur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/09/2018 23:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse nuk do të jetë mes tre finalistëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best” javën e ardhshme në Londër, Messi sërish ka treguar se është njeri i madh.

FIFA ka përzgjedhur Ronaldon, Salahun dhe Modriç si finalistë për këtë trofe, por Mesi ka konfirmuar se do të jetë gjithsesi i pranishëm në sallë për të parë se kush shpallet lojtari i vitit.

Një ndryshim shumë i madh duke llogaritur veprimet e Kristiano Ronaldos. 

Ky i fundit këtë vit vendosi të mos merrte pjesë në ceremoninë e organizuara nga UEFA kur kuptoi se çmimi do t’i shkonte Luka Modriç dhe jo atij.