Jeta Osh Qef
Home

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria ndryshon pozicion, Kosova thyen rekord
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/09/2018 14:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

FIFA ka publikuar renditjen e re për ekipet Kombëtare dhe Përfaqësuesja shqiptare ka ndryshuar pozicion

Kuqezinjtë, falë fitores me Izraelin kanë bërë një hap para në klasikim, ndërsa sinjale edhe me pozitive vijnë nga Kosova, e cila vendosi një tjetër rekord.

Shqipëria ka arritur të ngjitet në vendin 57, nga ai i 56 që mbante një muaj më parë.

Për kuqezinjtë, ngjitja vjen falë edhe fitores me Izraelin, rival në Ligën e Kombeve i cili vetë ka humbur 2 pozicione duke zbritur në vendin e 95-të.

Sa i përket Kosovës, ajo vazhdon të bëjë hapa para në renditjen botërore, pasi tani mban pozicionin e 138 në klasikim.

Ky është një rekord i ri për përfaqësuesen kosovare, e cila më parë pozicionohej e 141-ta në renditjen e FIFA-s.