Jeta Osh Qef
Home

Feministët i “hakërrehen” Apple: iPhone-t e rinj janë shumë të mëdhenj për…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2018 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas prezantimit të gjeneratës së rë të iPhone-ve më 12 shtator, Apple është gjendur para kritikave për madhësinë e smartfonëve të rinj.

Kështu, gjiganti amerikan i pajisjeve teknologjike është akuzuar se i ka dizajnuar iPhone-t e rinj shumë të mëdhenj për duart e femrave.

Reklamuesit feministë u shprehën se ishin të “xhindosur” pasi gjiganti i teknologjisë nuk po sjell më produkte gratë, pasi njoftoi se do të ndërpresë modelin më të vogël të iPhone, SE.

Gjerësia e ekranit të modeleve të reja të iPhone XS varion nga 5.8inch në 6.5inch – të tre dukshëm më të mëdhenj se SE, i cili ka një madhësi prej 4inch.

Pas prezantimit të modeleve të reja, Apple hoqi nga faqja e internetit katër modele të tjera të iPhone, mes tyre dhe iPhone SE.

Kritikët shpejt vunë në dukje se modelet më të mëdha do të ishin më të vështira për gratë, sepse dora mesatare femërore është një inç më e ngushtë sesa mesatarja e meshkujve.

Nuk dihet nëse Apple do të lëshojë një model tjetër të vogël për të zëvendësuar SE.